E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plackiten shtepine e kreut te qarkut, ne pranga babe e bir

Tepelene- Plackitja e shtepise se kryetarit te Qarkut te Gjirokastres con ne pranga babe e bir, te dyshuar per krimin e ndodhur kater muaj me pare ne Tepelene. Rreth ores 01:30 te mengjesit te djeshem, policia vendore ndaloi Kaso dhe Zeman Zhola, 46 dhe 18 vjec, banues ne fshatin Veliqot te Tepelenes, per vepren penale te "vjedhjes se kryer ne bashkepunim". Burime policore thane se babe e bir, dyshohet te jene autoret e plackitjes se baneses se kreut te Keshillit te Qarkut Gjirokaster, A. Culli, ku kane marre 1.5 milione leke, celulare dhe sende te tjera materiale. Ngjarja ka ndodhur me 18 qershor te ketij viti, kur ne shtepine e zyrtarit vendor, ne lagjen "15 shtatori" ne qytetin e Tepelenes. Vetem pas kthimit ne shtepi, Culli ka diktuar zhdukjen e parave. Per kater muaj me radhe agjentet kane hetuar per te zbuluar autoret ne baze te gjurmeve te gishterinjve te gjetura ne banese. Babe e bir jane kapur ne shtepine e tyre ne fshatin Veliqot te Tepelenes, ku dhe u jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale dy aparate celularesh dhe nje karte, e cila ishte perdorur ne dy prej aparateve te vjedhur. Ne lidhje me kete ngjarje grupi hetimor ka kryer te gjitha verifikimet dhe veprimet e nevojshme duke i kaluar dosjen Prokurorise se Gjirokastres.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›