E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Manas Petrolum": Rezervat e naftes ne Patos 2 miliarde fuci

Kompania zvicerane e kerkimeve te naftes, "Manas Petrolum" ka publikuar dje nje lajm nepermjet shefit ekzekutiv te saj, sipas te cilit ne Shqiperi jane zbuluar rezerva te medha nafte. Behet fjale per zonen Patos-Marinez, ku sipas eksperteve te Manas gjenden rreth 2 miliarde fuci nafte ende te pashfrytezuara. Studimi inxhinierik thote se, nje strukture gjigante nafte ndodhet ne veri te Patos-Marinez ne Shqiperi. "Fokusi yne eshte te realizojme financimin e zbulimit tone. Menaxheret jane ne negociata per gjetjen e aksionereve"- tha Erik Herlyn, shef Ekzekutiv i "Manas Petrolum". Sipas tij, Manas tani kontrollon 100 per qind kerkimet ne 6 fusha naftembajtese ne Evrope. Ne fakt nje lajm te tille kompania ne fjale e ka publikuar edhe ne vitin 2008, sipas te cilit ne Shqiperi ishte zbuluar nje damar nafte, nga i cili do te nxirreshin miliarda fuci nafte, por konfirmimet e metejshme nuk kane qene kaq konkrete. Me lajme te tilla shpesh kompanite te ndryshme te huaja kane spekuluar per te ngritur vlerat e tyre ne bursat nderkombetare. Sipas burimeve ne Agjencine Nderkombetare te Energjise, zonat ende te pastudiuara jane blloqet e lira, si ato ne zonat juglindore ne Pogradec, Librazhd, zona jugperendimore nga Vlora deri ne Sarande, Delvina, Erseka, Gjirokastra. Njekohesisht, zona potenciale per studim dhe kerkim jane edhe ato qe shtrihen nga Lushnja, Berati, Fieri, Mallakastra dhe deri ne Vlore, apo dhe nga zona Tirane, Durres deri ne Lushnje. Kerkimet per nafte dhe gaz nga kompanite e huaja, nisen ne Shqiperi me fillimin e pluralizmit politik, kur ne fund te vitit 1991 u firmos e para marreveshja hidrokarbure me kompanine amerikane "Occidental", e cila u pasua nga te tjera prurje te kompanive te njohura si "Shell", "OMW" etj

.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›