Javen e ardhshme, temperaturat do te pesojne ulje
Te gjithe personat qe nuk i durojne temperaturat perveluese, duhet te qetesohen, pasi ato jane te perkohshme. Po ashtu, nese te tjere kane bere plane per te kaluar diten e sotme ne bregdet, duhet te mos demoralizohen. Kjo, sepse sot dhe neser temperaturat do te pesojne nje rritje te perkohshme, ndersa duke filluar nga mesi i javes se ardhme, ato do te ulen. Te pakten ky eshte parashikimi i sinoptikaneve te Institutit te Energjise, Ujit dhe Mjedisit. Keshtu, sipas sektorit te parashikimit te motit prane ketij instituti, dita e sotme do te karakterizohet nga temperatura relativisht te larta, te cilet do te arrijne kulmin rreth ores 14:00. E njejta situate hidrometeorologjike do te mbizoteroje edhe gjate dites se neserme, ku nuk do te mungojne edhe vranesirat e pjesshme, sidomos ne zonat malore. Ndersa lajmi i mire duket se do te ndodhe duke filluar nga mesi i javes se ardhshme. "Parashikojme ulje te ndjeshme temperaturash, te pakten ne krahasim me ato aktualet", thone sinoptikanet. Keshtu, ato do te ulen mesatarisht me 5 grade. Nje gje e tille vlen si per temperaturat minimale, ashtu edhe per ato maksimalet. Ulja mesohet se do te shoqerohet edhe me reshje te perkohshme shiu. Pra, ne disa zona, sidomos ne ato lindoret, do te kete nderthurje te fenomeneve meteorologjike, duke e bere keshtu motin te paqendrueshem. Por si parashikohet te jene temperaturat ne ditet e ardhshme. Keshtu, gjate dites se sotme, mbi vendin tone, ne pergjithesi do te mbizoteroje mot i kthjellet me vranesira te pakta ne pjesen e dyte te dites. Ne zonen lindore pritet edhe ndonje shi i dobet lokal. Ne vendet malore, temperaturat minimale nuk do te zbresin poshte 12 grade, ndersa ato maksimale do te ngjiten deri ne 27 grade. Ne vendet e uleta, minimalet do te zbresin deri ne 17, ndersa ato maksimale do te ngjiten deri ne 27 grade dhe ne bregdet, temperaturat minimale do te zbresin deri ne 18, ndersa ato maksimale do te ngjiten deri ne 27 grdae Celsius. Ndersa neser situata meteorologjike nuk do te kete ndonje ndryshim te madh, perjashtuar nje rritje te lehte. Pergjithshesisht mbi vendin tone te mbizoteroje mot i kthjellet me vranesira te pakta ne zonen malore gjate mesdites, ku do te shoqerohen me shira te dobet lokal. Ne vendet malore, gjate 24 oreve te ardhshme temperaturat minimale do te zbresin deri ne 12, ndersa ato maksimale do te ngjiten deri ne 27 grade. Ne vendet e uleta minimalet do te zbresin deri ne 17, ndersa ato maksimale do te ngjiten deri ne 29 grade dhe ne bregdet temperaturat minimale do te zbresin deri ne 18 ndersa ato maksimale do te ngjiten deri ne 28 grade Celsius.
Qershori, me i fresket se vitet e tjera
Sipas sektorit te parashikimit te motit ne Institutin e Energjise, Ujit dhe Mjedisit, muaji qershor parashikohet qe te jete muaj i fresket me temperature mesatare rreth 0.5 grade me te ulet se mesatarja shumevjecare. Nderkaq, per sa u perket reshjeve, ai do te jete muaj i lagesht, me rreth 10 mm mbi mesataren.
Qershori, me i fresket se vitet e tjera
Sipas sektorit te parashikimit te motit ne Institutin e Energjise, Ujit dhe Mjedisit, muaji qershor parashikohet qe te jete muaj i fresket me temperature mesatare rreth 0.5 grade me te ulet se mesatarja shumevjecare. Nderkaq, per sa u perket reshjeve, ai do te jete muaj i lagesht, me rreth 10 mm mbi mesataren.