Pacienti shqiptar kryen transplantin e pare
Mjeket e Barit por edhe ata shqiptare kane arritur te realizojne me sukses transplantin e pare te veshkes tek nje pacient nga vendi yne. Ka qene nje 22 vjecar i cili ka perfituar nga marreveshja e nenshkruar me shtetin fqinj, nderkohe qe donator per te ke qene nena e tij. "Pas operacionit te pare renal, mund te thuhet se projekti me INTERREG 3 eshte ne rruge te mbare. Gjate 2-3 muajve te ardhshem, ekipe te kombinuara italo-shqiptare do te kryejne edhe transplante te tjera ne qytetin e Barit, falas per pacientet" eshte shprehur sekretari i pergjithshem e Ministrise se Shendetesise, Bardhi Spahia. Sipas tij, me mbarimin e punimeve per ndertimin e klinikes se Urologjise ne QSUT, do te nise brenda nje muaji edhe kryerja kater transplanteve te para ne Tirane. Ministria e Shendetesise dhe drejtoria e QSUT- se, po i japin mbeshtetjen maksimale nepermjet koordinimit, asistences dhe pershtatjen e mjediseve te strukturave spitalore shqiptare sipas standardeve evropiane edhe me ndertimin e Bllokut te Ri Operator, ne kliniken e Urologjise ne QSUT. Aktualisht ne vendin tone 165 paciente qe vuajne nga semundja e veshkave dhe i nenshtrohen dializes.