E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te moshuarit pa medikamente te rimbursueshme

Me shume se tri mije pensioniste te qytetit te Fierit prej afro 10 ditesh jane perjashtuar nga skema e marrjes se medikamenteve me rimbursim. Gjithcka ka ardhur pasi ne qendrat shendetesore te lagjeve mjeket u thone se ka mbaruar kuota e percaktuar per receta te rimbursueshme dhe ende nuk ka ardhur furnizimi i ri. Ndersa ky eshte nje fenomen i perseritur pothuaj cdo muaj, te demtuarit e vetem jane te moshuarit, te cilet medikamentet qe marrin ne menyre kronike shohin jetegjatesine e tyre.
Behet fjale per te moshuarit e disa nga lagjet me te medha te qytetit te Fierit qe perfshine pothuaj gjysmen e tij. Nga mjeket qe ushtrojne punen e tyre ne qendrat shendetesore te qytetit mesohet se problemi eshte bere prezent edhe prane Institutit te Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor nga i cili nuk ka ardhur asnje pergjigje dhe zgjidhje. Nga farmacite e qytetit konfirmohet se data e fundit qe ato kane shperndare medikamente me rimbursim ka qene 23 janari i vitit 2008. Nderkohe qe farmacite zgjidhjen e kane gjetur duke mbajtur librezen shendetesore te te moshuarit.
Xh Beharaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›