E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana zyrtarizonblerjen e JahmirHykës

TIRANË- Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Jahmir Hyka, është zyrtarisht lojtar i Tiranës. Presidenti i klubit bardheblu, Refik Halili i ka paguar 50 mijë euro klubit grek të Panioniosit për kartonin e Hykës. Lajmi është konfirmuar nga klubi bardheblu dhe nga skuadra greke që ka publikuar një njoftim në faqen e saj zyrtare.
Sot pritet që futbollisti të mbërrijë në Tiranë për të firmosur kontratën. Hyka do të përfitojë 60 mijë euro në sezon, por ende nuk dihet kohëzgjatja e kontratës.
Fillimisht marrëveshja ishte thjesht për një huazim, pasi Panionios kërkonte ta kishte sërish vitin tjetër mesfushorin shqiptar, por as klubi i Tiranës dhe as Hyka nuk e kanë pranuar këtë zgjidhje dhe kjo ka bërë që Jahmiri të pranojë të kthejë mbrapsht 50 mijë eurot që kishte përfituar deri tani nga klubi grek.
Ndërkohë, sipas presidentit bardheblu Refik Halili, merkato e Tiranës nuk është mbyllur këtu pasi tani synohet edhe afrimi i mesfushorit tjetër të Kombëtares, Ervin Bulku, i cili luan në Kroaci me Hajdukun e Splitit.
Tirana kështu konfirmohet si një nga skuadrat më të suksesshme në merkato, ku blerjet e saj të deritanishme, Bekim Bala, Gilman Lika dhe Jahmir Hyka, megjithëse të pakta, janë mjaft cilësore, duke i projektuar bardheblutë si një prej pretendenteve për titullin kampion.

(d.b/ATA/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›