E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, shpërthen makina dyshohet për vënie eksplozivi

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në qytetin e Shkodrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23.40 në lagjen "3 Herojt", të qytetit verior, ku automjeti tip Audi A6 me targe AA522BA, në pronësi të shtetasit S. Cerjani, 34 vjeç ka shpërthyer por fatmirësisht s`ka të lënduar në njerëz.
 

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë të cilat nga veprimet e para hetimore të kryera rezultoi se mjeti në fjalë është dëmtuar pjesërisht në pjesën e parme.
 

Sipas policisë dëmtimi mendohet të jetë shkaktuar me lëndë shpërthyese ndërkohë që po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›