Pack: Te pranohet numerimi, jo protesta ne rruge
Eurodeputetja Doris Pack kerkon nga politikanet shqiptare qe te lejojne numerimin e votes se cdo qytetari qe ka marre pjese ne zgjedhjet e tete majit. Duke folur per situaten e krijuar ne Shqiperi, ajo ben apel ndaj kryetarit te Partise Socialiste, duke theksuar se Rama ka kerkuar gjithmone qe te behet kujdes me cdo vote te hedhur. "Rama gjithmone ka kerkuar qe te tregohet kujdes me cdo vote te hedhur, ndaj edhe tani duhet te pranoje qe te gjithe te tregojne kujdes me nxjerrjen e rezultatit. Une mendoj se do te numerohet ne menyre korrekte, por per aq sa i njoh une shqiptaret, gjerat nuk duket se do te shkojne edhe aq mire", tha eurodeputetja, Pack gjate nje interviste televizive. Ajo shton se sjellja e politikaneve shqiptare ne situaten aktuale eshte foshnjore. Pack ka kerkuar me shume maturi ne situaten e krijuar, duke theksuar se politikanet jane zgjedhur per te qene te pergjegjshem dhe jo te protestojne ne rruge. "Duhet te pranojne numerimin dhe te vazhdojne punen, per kete jane zgjedhur, jo per te dale ne rruge. Mendoj se eshte nje turp per politikanet atje. Keshtu kane bere edhe me pare dhe sado qe une e kam thene shpesh, askush nuk degjon. Ndihem e frustruar nga politikanet shqiptare atje, jo nga populli. Me vjen keq per njerezit qe jane shume me te pjekur se politikanet", u shpreh eurodeputetja Pack. Duke analizuar situaten ne Shqiperi, si nje njohese e mire e klases politike ne Tirane, Pack shton se e kishte parashikuar nje sitat te tille. Ajo ka shtuar se ka pritshmeria e opozites ka qene qe te mos njihte rezultatin. Sipas saj e gjithe situata vjen nga mos pranimi i nje te drejte nderkombetare qe eshte numerimi i votes. "Cdo njeri qe ka marre pjese ne keto zgjedhje dhe ka votuar duhet te kete te drejten qe t'i numerohet vota. Dhe nese ka nevoje per rinumerim, une mendoj se duhet bere, jo pas nje viti, por direkt pas zgjedhjeve. Duke bere kete gje, atehere do jemi ne gjendje te shohim se cfare do te ndodhe. Zgjedhjet kane shkuar mire per aq sa i kam ndjekur, dhe askush nuk mund te jete i pakenaqur per rezultatin, PS mori me shume qytete, PD me shume vota",-tha Pack gjate nje interviste televizive ne Kosove, ku ndodhet se bashku me nje delegacion te Parlamentit Evropian. Reagimi i eurodeputetes i bashkohet qendrimeve qe kane mbajtur dje institucionet me te rendesishme te Bashkimit Evropian. Perfaqesues te institucioneve te ndryshme ne BE kane bere apel per qetesi dhe ctensionimin e situates se krijuar nga protestat.
Jagland: Shmangni tensionet
Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Evropes, Thorbjorn Jagland ka kerkuar dje nga klasa politike ne vend qe te shmangin pershkallezimin e metejshem te tensionit politik ne vend. Ne nje deklarate per mediat, Jagland kerkon qe palet te bashkepunojne dhe te respektojne ligjin ne vend. "I bej thirrje te gjithe lidereve politike te gjejne nje rrugedalje nga kriza aktuale, ne respekt te plote te kuadrit ligjor dhe institucional dhe te shmangin pershkallezimin e metejshem te tensionit. Shqiptaret meritojne me mire", ka deklaruar numri nje i Keshillit te Evropes.