E Shtunë, 31 Tetor 2026

A duhet numeruar edhe vota e Presidentit Topi?!

Mes zgjedhesve te kryeqytetit qe votuan ne menyre te rregullt ne fleten e votimit te miratuar, nga KQZ, por e hedhur aksidentalisht ne kuti tjeter, eshte edhe ajo e presidentit te Republikes, Bamir Topi, per kryetar bashkie

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve prej dy ditesh po numeron te gjitha ato flete te rregullta votimi, te kontestuara per shkak te gjetjes se tyre jo ne kutine e caktuar.

Mes ketyre qytetareve, vota e te cileve rrezikonte te mos numerohej per nje gabim aksidental e qe ne disa raste nuk perjashtohet te kete qene dhe i orientuar eshte si i barabarte mes te barabarteve dhe presidenti i Republikes, Bamir Topi.

Kreu i shtetit, kesaj here edhe i paorientuar nga personi i caktuar prane kater kutive te votimit per te ndihmuar zgjedhesit, ka hedhur voten e tij me shirit te verdhe per kryetar te bashkise se Tiranes, ne kutine per kreun e njesise bashkiake, lehtesisht e verifikueshme kjo nga pamjet e transmetuara live diten e zgjedhjeve nga qendra e votimit ne shkollen 9-vjecare "Servet Maci" ne njesine bashkiake nr. 9.

A do te ndihej keq numri 1 i shtetit nese vota e tij nuk do te numerohej, sepse aksidentalisht e hodhi ne nje kuti tjeter?

Nese, sic forca kryesore ne opozite ka kerkuar me insistim mosnumerimin e ketyre votave, per shkak se nuk donin te rrezikonin avantazhin minimal prej 10 votash te kryebashkiakut aktual Edi Rama, fatin e votes se shume zgjedhesve shqiptar do ta kishte dhe ajo e zotit Topi.

Akti normativ, i refuzuar nga opozita po i miratuar nga mazhoranca ne linjen e saj ka theksuar qe nga dita e zgjedhjeve se cdo vote e hedhur duhet te numerohet, i ka hapur driten jeshile numerimit te votave te rregullta te kontestuara, vetem se gjate numerimit nuk gjenden ne kutine e duhur, dhe kur gabon presidenti i Republikes, kush perjashton mundesine e perseritjes se ketyre gabimeve njerezore edhe nga zgjedhes te tjere qe kane ushtruar te drejten e tyre kushtetuese te votes, ne nje gare qe ne memorien e qytetareve te Tiranes do te mbetet historike, e pashlyeshme.

Perfundimisht, keto flete te izoluara ne zarfe te mbyllura, tashme po numerohen, nder te cilat edhe vota e presidentit Topi, hedhur ne njesine bashkiake nr. 9 per te mbetur dhe ky nje numerim historik i cdo vote te rregullt te qytetareve te Tiranes.

Presidenti Topi voton per zgjedhjet vendore ne Njesine Bashkiake Nr. 9 te kryeqytetit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›