E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia: Militante te PS me precedentë kriminale, mbajne te rrethuar KQZ Klodiana Kotorri

Bashkiake e persona me precedent kriminale dhunojne forcat e policise ne krye te detyres. Policia e Tiranes ka depozituar ne prokurori materialet ne ngarkim te tete personave, kater prej te cileve punonjes te bashkise se Tiranes. Pasditen e djeshme policia e kryeqytetit leshoi nje deklarate per shtyp, me ane te se ciles njoftoi se jane identifikuar tete persona te cilet jashte ambienteve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve kane kundershtuar me dhune dhe kane fyer forcat e policise duke plagosur pese prej tyre. Shpetim Marku, punonjes ne bashkine e Tirane, me precedent penal, Ibrahim Porja, punonjes ne bashkine e Tiranes, person me precedent penal, Urim Marku,

Dritan Aga, Genc Lulja, Marjo Lulja, me precedent kriminal, Florjan Serjani, punonjes i Bashkise Tirane dhe Ardit Kaja, drejtori i Policise Ndertimore ne Bashkine Tirane akuzohen nga policia per "Kundershtimit me dhune te punonjesve te policise" si dhe "Fyerjes per shkak te detyres". Sipas policise keta persona jane mbledhur diten e djeshme bashke me simpatizante te Partise Socialiste, si dhe deputete te kesaj partie para KQZ-se dhe kane tentuar te thyejne kordonin e policise per te hyre ne ambientet e brendshme te KQZ-se. "Keto shtetas ne bashkepunim me njeri-tjetrin, kane ushtruar dhune se bashku me disa deputete te subjektit politik Partia Socialiste, duke kaluar kordonin e policise, nderkohe qe perkrahes dhe simpatizante te tyre, kane qendruar jashte portes hyrese te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, duke shtyre, goditur me sende te forta dhe fyer forcat e policise, me synim kalimin me dhune te kordonit te policise, i cili ishte vendosur me planizimin ne pjesen hyrese te Komisionit, bazuar ne vendimin e ketij te fundit", deklaroi pasditen e djeshme policia e Tiranes. Nderkohe qe edhe pergjate dites se djeshme, policia e Tiranes ka qene ne gatishmeri numer 1. Rreth 300 punonjes policie nga te gjashte komisariatet e kryeqytetit si dhe Forcat e Nderhyrjes se Shpejte, kane krijuar dje dy kordone para godines se KQZ-se. Ne mesdite policia e Tiranes ftoi pjesemarresit ne tubim, te distancohen nga aktet e dhunes dhe te shmangin cdo lloj provokimi apo goditje ndaj forcave te policise. Gjate dhunes se ushtruar diten e djeshme, u lenduan disa punonjes policie ku njeri prej tyre u dergua ne Spitalin Ushtarak Tirane, per te marre ndihmen mjekesore.

Personat e akuzuar:

Shpetim Marku, punonjes ne Bashkine e Tirane, me precedent penal

Ibrahim Porja, punonjes ne Bashkine e Tiranes, person me precedent penal

Urim Marku, person me precedent kriminal

Dritan Aga, person me precedent kriminal

Genc Lulja, person me precedent kriminal

Marjo Lulja, person me precedent kriminal

Florjon Serjani, punonjes i Bashkise Tirane

Ardit Kaja, drejtori i Policise Ndertimore ne Bashkine Tirane

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›