Shpërthim në ish-rrugën nacionale Fushë Krujë-Milot

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ish-rrugën nacionale Fushë Krujë-Milot.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm ku persona të paidentifikuar kanë vënë një sasi eksplozivi në urën që lidh rrugën me fabrikën e çimentos.
Si pasojë është dëmtuar rëndë ura duke bllokuar edhe qarkullimin e automjeteve drejt Milotit. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.