Rama: Numerimi i votave, antikombetar
Ne diten e dyte te protestave te opozites, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama u ka bere dje apel nderkombetareve qe te nderhyjne per zgjidhjen e situates ne vend. Ne dy dalje publike gjate dites se djeshme, Rama ka theksuar se nese nuk ndalohet numerimi i votave dhe ndryshohet rezultati ne Tirane, opozita nuk do te njoh zgjedhjet dhe qeverine. "Opozita jo vetem qe nuk do ta njohe rezultatin e fabrikuar nga kjo maskarade, por nuk do te njohe as qeverine tende, e cila po hap rruge me nje paturpesi te eger ne syte e shqiptareve dhe nderkombetareve me kuti pa kode", tha Rama. Rama deklaroi se PS ka bere kallezim penal per anetaret e KQZ-se qe moren vendimin per numerimin e votave. Sipas kryesocialistit, menyra sesi u more vendimi per numerimin e votave eshte antikombetar. "Opozita shqiptare do te kerkoje gjate oreve ne vijim, permes nje kallezimi penal per shperdorim detyre dhe falsifikim te rezultateve nga ana e kater anetareve te KQZ-se, nderhyrjen e prokurorise per te administruar me shpejtesi, te gjitha provat e krimit qe po konsumohet ne tavolinen e ketij komisioni dhe te filloi menjehere hetimin e kesaj vepre antikombetare, antikushtetuese, antiligjore me qellime te erreta politike",-tha ai. Rama ka theksuar se opozita nuk do te terhiqet dhe nuk do te beje asnje hap mbrapa. "Cdo shqiptar qe beson tek e ardhmja evropiane e ketij vendi, cdo njeri i zakonshem qe beson tek e drejta e shkelur sot perdhunisht, cdo njeri i zakonshem qe sot beson te mundesia e nje jete me te mire ne kete vend, duhet te dije se nuk dorezohemi, ne nuk terhiqemi, nuk tutemi perpara diktatures se faktit te kryer ne dem te se ardhmes dhe shkeljes se te drejtes. Ne jemi ne kembe dhe s'ka diktat e dhune shteterore qe na gjunjezon derisa te kemi fryme", u shpreh dje kryesocialisti. Ai ka theksuar se e ka fituar garen ne Tirane dhe te gjithe qytetaret e kane pare numerimin e votave me ane te medieve. Edhe anulimin e vizites se Presidentit te Komisionit Evropian, kreu i PS-se e ka vleresuar si reagim ndaj situates se krijuar ne vend. Ai ka kerkuar nga vendet dhe institucionet perendimore qe te nderhyjne per situaten ne vend. "Therrasim sot perseri ne ndihme komunitetin e miqve dhe partnereve te pazevendesueshem te popullit shqiptar, Shtete e Bashkuara, Bashkimin Evropian, OSBE dhe cdo mik e partner tjeter qe te mos i lene vetem, Shqiperine dhe shqiptaret ne keto ore dramatike",-tha dje Rama.
"Revolta dhe rruge ligjore"
Ne deklaraten e djeshme, kreu i Partise Socialiste ka permendur faktin se krahas reagimit dhe rezistence se opozites, do te kerkohet dhe gjetja e nje kompromisi me ane te rrugeve ligjore. "Opozita shqiptare, Partia Socialiste si zemra e saj, nuk do te pushoje se kerkuari rrugedaljen demokratike, ligjore, politike nga ky qorrsokak ku syte e verbuar te kryeministrit dhe epshi shtazarak i oborrit te tij, te interesave te paligjshme politike dhe financiare po e ndryjne ore e cast Shqiperine", u shpreh dje kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama. Ne deklaraten e dhene dje per mediat, Rama ka kerkuar edhe nderhyrjen e kreut te shtetit. "Apeli yne i drejtohet edhe Presidentit te Republikes, si garant i Kushtetutes dhe kryetar i KLD-se, qe te veproje ne mbrojtje te uniteti kombetar dhe stabilitetit demokratik te vendit, duke marre ne mbrojtje institucionin e votes se lire si themel i unitetit dhe stabilitetit",-tha Rama.