E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea-Drogba diskutojnë për kontratë

Didier Drogba ka njoftuar se ka filluar negociatat me Chelsean për të diskutuar rreth vazhdimit të kontratës.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka kontratë me klubin londinez deri në fund të këtij sezoni.

33 vjeçari e do një kontratë tjetër dyvjeçare, derisa klubi është i gatshëm t’ia vazhdojë vetëm për 12 muaj.

“Kemi filluar të negociojmë, të gjithë e dinë se çka dua. Nuk kam frikë nga konkurrenca, gjithmonë më është dashur të përballem me të, edhe kur ishin këtu Gudjohnsen e Shevchenko”, tha ish futbollisti i Marseilles për L'Equipe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›