Sëmundjet kronike po vrasin shqiptarët
21/11/2011 Vetëm nga sëmundjet kardiovaskulare çdo vit humbasin jetën 8000 veta
Alarmi në rritje edhe për tumoret e diabetin. Shkak kequshqyerja, duhani dhe alkooli
Sëmundjet kronike po kërcënojnë shëndetin e shqiptarëve. Fatkeqësisht, gjatë viteve të fundit vendi ynë po përballet me rritje të frikshme të nivelit të vdekshmërisë që shkaktohet nga sëmundjet kronike, veçanërisht ato të zemrës, diabetit tumoreve etj. Shkak për këtë situatë shqetësuese bëhet pakujdesia apo neglizhenca e treguar në mbajtjen nën kontroll të faktorëve të riskut që kanë të bëjnë me një dietë ushqimore jo të rregullit, konsum masiv të duhanit e alkoolit, si dhe mosmenaxhim të stresit. Sipas të dhënave të raportuara nga strukturat shëndetësore të vendin tonë, vetëm nga sëmundjet kardiovaskulare çdo vit humbasin jetën mbi tetë mijë persona. Ndërkohë një në dy shqiptarë përballen me probleme serioze të zemrës. Njëkohësisht çdo vit në vendin tonë evidentohen mbi 5 mijë raste të reja me tumore, pjesa dërrmuese e të cilave zbulohen në stade tepër të rënduara, kohë në të cilën dhe trajtimi mjekësor nuk jep efektet e duhura. Në raportin më të fundit të nxjerr edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë bëhet me dije se tashmë sëmundjet kronike po bëhen një burim kërcënimi vdekjeprurës, ndryshe nga sa ndodhte me parë, kur sëmundjet infektive si tuberkulozi, malaria apo HIV-AIDS-i listoheshin si sëmundjet që shkaktonin nivelin më të lartë të vdekshmërisë. Kundrejt kësaj situate shqetësuese mjekët apelojnë për një kujdes të veçantë, ku një ndër mënyrat më të mira parandaluese është ajo e minimizimit të faktorëve rriskues, siç është stili i jetesës, mbajtja e një regjimi të rregullt ushqimor, shmangia e konsumit të duhanit dhe alkoolit.