E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacolli: Do kthehem si kandidat për president

Ish-presidenti Behgjet Pacolli ka pranuar të tërhiqet nga kandidatura për president, duke u ndjerë si viktimë e pazareve politike.

Në një intervistë për një të përditshme kosovare Pacolli theksoi se është dakort për një marrëveshje politike që brenda këtij viti të ndryshohet Kushtetuta dhe të shkohet në zgjedhje të drejtpërdrejta për president, në të cilat do të garojë sërish.

Pacolli gjithashtu kundërshton mundësinë që në qeverinë Thaçi 2 të ushtrojë detyrën e shefit të diplomacisë.
 

Duke qëndruar vetëm 36 ditë në postin e presidentit, Pacolli thotë se ka qenë i suksesshëm, ndërsa presidenti pasues, siç tha ai, do të jetë Adifete Jahjaga, një femër e pranuar nga dy partitë e mëdha politike, PDK dhe LDK.

Ish-presidenti po ashtu tha se nuk është tërhequr nga kandidatura për president si pasojë e presioneve politike, por nga arsyeja që populli të mos vuajë nga vendimet e gabuara të liderëve politikë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›