Kieserveter: Bojkoti ju humbi shume kohe per integrimin
Gjermania mbeshtet integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian, nderkohe qe vlereson se per shkak te bojkotit ne Parlament, vendi ka humbur shume kohe te vlefshme. Keshtu u shpreh dje, deputeti i Bundestagut gjerman, Roderich Kieseveter, gjate takimit me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. "Per mua eshte mjaft e rendesishme qe te bej disa konstatime lidhur me progresin qe eshte bere nga vizita ime e fundit ne maj dhe per disa hapa te tjere para te cilave ne ndodhemi. Nje pike tjeter e rendesishme eshte edhe ndryshimi apo progresi qe ka ndodhur nepermjet thyerjes se bojkotit te Parlamentit nga ana Partia Socialiste. Me duket ky nje fakt mjaft i rendesishem duke pasur parasysh edhe punen e madhe qe e pret Parlamentin shqiptar ne kuader te disa reformave sic jane: reforma ne drejtesi, reforma zgjedhore, reforma administrative, por njekohesisht edhe reforma ne Parlament", u shpreh deputeti gjerman. Sipas tij, per fat te keq, per shkak te bojkotit ne Parlament, Shqiperia ka humbur kohe te vlefshme dhe ka ardhur momenti per ta ndryshuar kete. "Per fat te keq, dhe kete e them si nje mik i mire i Shqiperise, per shkak te kesaj bllokade eshte humbur kohe nga te dyja anet, pra mbetet per te bere dicka. Per kete arsye ne ju inkurajojme per te cuar perpara dhe per te permbushur te gjitha detyrat qe ju keni", u shpreh deputeti. Nga ana e saj, Kryetarja e Kuvendit, Topalli, integrimi mbetet gjithmone nje motor i fuqishem per te cuar perpara ndryshimet dhe transformimet e vendin tone. "Eshte perseritur gjate gjithe kesaj periudhe gatishmeria, vullneti i fuqishem per te marre ne konsiderate cdo propozim qe vjen nga opozita per reformen zgjedhore me te vetmin kusht qe te konsultohet me komisionin e Venecias dhe me ODHIR, ne jemi shume te hapur dhe te angazhuar per te bashkepunuar sa me shpejt, dhe po keshtu edhe me ligjet e tjera, pa perjashtuar Avokatin e Popullit, per te cilin ende mbetet ne fuqi ftesa qe Partia Socialiste te sjelle emrin, dhe mazhoranca do te votoje ate kandidature qe ata do te sjellin", theksoi Topalli.