Pacolli: Nuk kam bërë pakte me PDK-në
PRISHTINE- Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Bexhet Pacolli ka hedhur poshtë raportet në media, se ai është kontaktuar për një koalicion të mundshëm mes PDK-së, AKR-s dhe LDD-së, dhe se është diskutuar dhe për ndarje postesh drejtuese.
“Me përgjegjësi të plotë politike dhe njerëzore e hedh poshtë këtë njoftim. Nuk ka patur deri me sot ndonjë komunikim zyrtar midis meje dhe zotit Thaçi në lidhje me këtë kinse aleancë. Ndaj e quaj mungesë të thellë etike, e quaj lojë me qytetarin përhapjen e lajmeve të tilla. Gjithcka ndodhi e quaj manovër politike që luan me dinjitetin tonë politik dhe njerëzor”, thuhet në reagimin e Pacollit.
“Sapo kanë mbaruar zgjedhjet e raundit të parë. Po diskutohet për raundin e dytë dhe akoma nuk i është dhënë përgjigje ankesave tona dhe të subjekteve të tjera në lidhje me parregullsistë në këto zgjedhje. Ndaj më duket e pakuptimtë kjo që ndodhi”, theksohet më tej.
Në cilësinë e kryetarit të AKR-së, vijon Pacolli, “vazhdoj t’i përmbahem asaj që kam thënë vazhdimisht, se ne do të bëjmë aleancë vetëm me atë parti që pranon ta implementojë programin tonë politik. Pra ta bëjë pjesë të programit qeverisës. Nuk kam besim se kjo mund të ndodhë, duke parë sesa serioze janë partitë në pushtet me programet qeverisëse, apo me dinjitetin e qytetarit siç ndodhi dje”.
Në media është raportuar se, PDK pas ndryshimeve të ndodhura në terren, pritet që të premten të nënshkruajë koalicionin e ri në nivel qendror me AKR, LDD dhe partitë e minoriteteve. Duke u thirru në burime pranë PDK-së, thuhej se president i ri do të jetë Bexhet Pacolli, kryeministër Hashim Thaçi ndërsa kryetar i Kuvendit do të jetë Nexhat Daci.
(m.a/telegraf/BalkanWeb)