Të drejtat e fëmijëve, Amnesty International kritikon qeverinë
TIRANE- Në ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, organizata prestigjoze për të drejtat e njeriut Amnesty International kritikon qeverinë shqiptare se lejon që të shkelen të drejtat e fëmijëve. Kritika konsiston në faktin se fëmijët shqiptarë lejohen të futen në jetimore edhe pse e kanë njërin prind dhe kanë të afërm dhe arsyeja për këtë është gjendja e vështirë ekonomike. Në një memorandum dërguar qeverisë dhe presidentit shqiptar të postuar edhe në faqen Amnesty International thuhet se qeveria shqiptare duhet tu japë asistencë këtyre familjeve dhe ndihmë ekonomike që të mos i lejojë ata të dërgohen në jetimore kur kanë njërin prind apo kur kanë të afërm.
Sipas Amnesty International është e rëndësishme që fëmijët të rriten në mjediset e tyre familjare. Këtu fëmijëve u mohoet e drejta për të patur jetë familjare. Gjithashtu organizata është e shqetësuar se nuk ka kujdes të mjaftueshëm edhe në jetimore dhe as ndjekje në vazhdim të jetimëve kur shkojnë në shkollë, ndërkohë që ata dueht të marrin ndihmë nga shteti deri në moshën 18 vjec, sipas ligjit ndërkombëtar. Si rezultat ata lënë shkollën dhe nuk fitojnë aftësi që të jetojnë më pas të pavarur duke bërë që të jetojnë në varfëri ekstreme dhe në përjashtim social.
Amnesty International u bën thirrje autoriteteve shqiptare të zbatojnë të drejtat për jetimët, kryesisht strehimin dhe punësimin, sic thuhet dhe në ligjin kombëtar.
Qeveria shqiptare ka marrë aktualisht disa masa legjislative për të ëprmirësuar mbrojtjen e jetimëve, por zbatimi praktik i këtyre masave është shumë i kufizuar. Ndërkohë qeverisë i kërkohet të bëjë të pamundurën për të reduktuar numrin e fëmijëve në Jetimore.
Amnesty International kërkon masa të mëtejshme nga qeveria që të dnalë dërgimin e fëmijëve në jetimore që vijnë nga familje që nuk kanë me se ti ushqejnë.
“Kjo është një shkelje e të drejtave të fëmijëve” argumenton Amnesty International në 20 vjetorin e konventës për të drejtat e fëmijëve.
(e.n/News24/BalkanWeb)