Roma konfirmon largimin e Enriques

Drejtori i përgjithshëm i Romës, Franco Baldini ka pranuar se klubi është në kërkim të një trajneri të ri në vend të Luis Enriques.
Spanjolli njoftoi ekipin të enjten se do të largohet nga detyra në fund të sezonit.
“Luis Enrique deshi ti tregojë së pari futbollistëve. Ne e kemi ditur tashmë një kohë. Pas ndeshjes kundër Fiorentinës (25 prill) ne kemi biseduar gjatë dhe ai na ka treguar për synimet e tij. Ne mendojmë se ai ka bërë punë të mirë dhe për këtë arsyeje kemi vendosur që ai të pret përfundimin e kampionatit”, deklaroi Baldini për Sky Sport Italia.