E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pak shpresë në Qyshk

Banorët e Qyshkut nuk janë optimistë se fajtorët që shkaktuan masakrën në fshatin e tyre, do ta marrin dënimin e merituar. Me gjithë këto dyshime, ata presin me kureshtje rrjedhën e gjykimit të filluar në Beograd. Shpresat se do të ketë drejtësi janë të vogla. Nga Nexhmije Ahmeti më 22 dhjetor 2010 në ora 08:00

Bora e dhjetorit ka mbuluar lulet mbi varrezën e përbashkët. Ngjyra e bardhë ka mbuluar edhe emrat e 47 njerëzve të skalitur në mermer.

Por në kujtesën e Haki Gashit ende është e freskët dita e 14 e majit të vitit 1999.

Ai është dëshmitar i gjallë i kësaj masakre që mori jetën e 47 burrave të këtij fshati të Pejës.

Sa herë e çel derën e oborrit Hakiu përballet me varrezën e bashkëvendësve të tij, dhjetë nga ta djem të xhaxhallarëve.

Krejt afër tri shtëpive ku kanë ndodhur masakrat, të vrarët e Qyshkut janë varrosur bashkë, ashtu siç edhe i kishte gjetur vdekja.

Përveç rrëfimit për masakrën që ka ndodhur, Hakiu i njeh edhe dy nga ata që e bënë këtë krim. Por nuk beson në drejtësinë e Serbisë.

“Ne nuk i besojmë atij gjyqi. Kriminelët duhet të dënohen aty ku e kanë bërë krimin, e jo në një vend tjetër. Përveç kësaj, ne nuk besojmë se ka ndryshuar regjimi në Serbi. Është po i njëjti që ka qenë në vitin 1999”, thotë Haki Gashi për Express.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express..

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›