Pacolli: Respektojvendimin e GjykatësKushtetuese
PRISHTINË- Në një intervistë për RTK-në Behxhet Pacolli deklaron se është i gatshëm të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila një ditë më parë rrëzoi zgjedhjen e Pacollit President, duke e lënë kështu Kosovën pa President.
Edhe pse vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të publikohet i plotë vetëm ditën e nesërme, Pacolli u shpreh i gatshëm ta pranojë atë. “Do ta respektoj totalisht vendimin dhe unë do bëj ashtu sic është shkruar në vendimin që pres ta marr nesër. Gjykata Kushtetuese është e shenjtë dhe duhet të respektohet”,- tha Pacolli.
Dje Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë Pacollin President, duke e shpallur zgjedhjen e tij më 22 shkurt të vitit 2011 në kundërshtim me nenin 86 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Vendimi ishte përgjigje e kërkesës së 34 deputetëve nga LDK dhe AAK, të cilët kërkonin opinonin e Gjykatës rreth procedurës së zgjedhjes së presidentit të Kosovës Behxhet Pacolli. Sipas tyre në zgjedhjen e Pacollit ishin shkelur 4 nga 6 pikat e nenit 86.
(m.a/BalkanWeb)