Tiranë, protestë për rritjen e cmimit të energjisë
TIRANË- Rritja e cmimit të energjisë detyroi qytetarët e njësive 1 dhe 2 në kryeqytet të protestojnë sot duke kërkuar anullimin e rritjes së energjisë. Protesta është zhvilluar para zyrës së OSSH në lagjen “Ali Demi”.
Nën moton “Vjedhja e buxheteve vendore nga OSSH” qytetarët kanë deklaruar se rritja e cmimit të energjisë është bërë e papërballueshme për xhepat e tyre. Në mbështetje të qytetarëve ka qënë edhe deputetja e Partisë Socialiste Lindita Nikolli, aktualisht edhe kryetarja Njësisë Bashkiake nr.2. Sipas Nikollit protestat do të vazhdojnë deri në largimin e kësaj qeverie.
“Familjarët tanë, banorë të këtij komuniteti që vuajnë cdo ditë e më shumë këtë cilësi jete po përballen me momente nga më të vështirat, ku nuk gjejnë absolutisht asnjë lloj shprese për të ndërtuar jetën e tyre dhe për fëmijët e tyre. Ne sot jemi këtu për të protestuar ndaj këtij institucioni, ndaj kësaj qeverie që cdo ditë e më shumë po than shpresën tonë dhe të fëmijëve tanë. Jemi sot këtu për të vijuar cdo ditë me nga një protestë për ti thënë ndal dhe stop kësaj qeverisjeje të korruptuar dhe gënjeshtare. ” – deklaroi Nikolli.
(m.a/BalkanWeb)