E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacolli edhe me Realin edhe me Barcelonën

Ndeshja mes Real Madritit dhe Barcelonës i është dukur moment i përshtatshëm bisnizmenit Behgjet Pacolli për të bërë një reklamë në facebook.

Tek profili i tij, Pacolli ka publikuar një foto në njërën prej sallave të këtij hoteli tek shihej i vetëm duke parë ndeshjen.

“Sot mu krijua mundësia që të shoh ndeshjen Real Madrid –Barcelona. Një ndeshje vërtet e bukur futbolli nga dy ekipe fantastike. Reali I Madridit fitoi, megjithatë Barcelona vazhdon të jetë ekip gjithashtu i jashtëzakonshëm me futbollistë shumë të talentuar në ekipin e vet”, ka shkruar Pacolli duke mos treguar se me cilin ekip është.

Megjithëse hotelet janë punë biznesore, ai ka shfrytëzuar rastin të thotë se po punon për Kosovën.

“Hoteli Swiss Diamond në Lugano, për tri ditë me radhë(26-27 dhe 28 shkurt), ka qenë nikoqir i grupit koordinues të FIFA-s, duke përfshirë udhëheqësinë më të lartë të kësaj organizate.

Sigurisht, është shfrytëzuar rasti edhe për promovimin e Kosovës, drejtë anëtarësimit në këtë organizatë të rëndësishme sportive”, ka shkruar ai./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›