Berisha Rama te bera kryetar Nuk fitove asnje beteje politike

Kryeministri Sali Berisha ishte të premten në Vlorë ku ka prezantuar kandidatin e PD-së për kryetar bashkie të këtij qyteti, Ardian Kollozi. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se e vetmja rrugë drejt zhvillimit, është vota për “Aleanca për Qyetarin”, ndërkohë që e ka cilësuar kyetarin e opozitës, Edi Rama një politikan të dështuar.
“Rruga e vetme e jotja është rruga e karriges tënde. Rruga jonë është rruga e mirëkuptimit. Rruga jote është rruga e bllokimit. Rruga jonë është rruga e zhvillimit. Të garantoj se nuk do merrem me ty. Je politikani i vetëm që s’ke fituar qoftë dhe një betejë të vetme politike. Në krye të Partisë Socialiste nuk erdhi vetë, e solli Fatos Nano, e solli Sali Berisha”- tha kryeministri Berisha.
Ndërkohë, kryeministri Berisha kërkoi votën e vlonjatëve për kandidatin Ardian Kollozi, duke theksuar se në këtë mënyrë do të votohen projektet e zhvillimit të qytetit të tyre.
“Ja kemi dalë të dyfishojmë në 4 vjet të ardhurat. Kemi bërë që ekonomia juaj, ekonomia e shqiptarëve, ekonomia shqiptare të qëndrojë fuqishëm”- përfundoi kryeministri.
Berisha u shpreh se qeveria e tij, do të mbështesë çdo nismë të qytetarëve vlonjatë, ndërkohë që për ketë qytet deri tani, janë investuar rreth 400 milionë euro
Edlira Sulejmani