E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacolli i kërkon Gadafit njohjen e Kosovës

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, në një takim me presidentin e Libisë, Muamar Gadafi i kërkoi këtij të fundit njohjen e Republikës së Kosovës dhe vendosjen e linjave të përbashkëta të bashkëpunimit mes dy vendeve. Sipas njoftimit të AKR-së "Gadafi është informuar për ngjarjet politike në Kosovë". "Lideri i Libisë përgëzon popullin e Kosovës drejt ndërtimit të shtetit sovran dhe nënvizon se nuk do të ketë asnjë barrierë për lëvizje të lirë të kosovarëve në Libi", thuhet në njoftimin e AKR-së.
Sipas njoftimit, "pavarësisht raporteve të mira me Serbinë dhe kërkesën e Rusisë për njohjen e Abkhazisë dhe Osetisë Jugore, Gadafi premtoi se do ta shqyrtojë me vëmendje mundësinë e njohjes së Kosovës nga vendi i tij".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›