E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli kërkoi njohjen nga Zambia

Në vazhdim të qëndrimit në Nju Jork, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli ka takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Zambisë, Given Lubinda.

Zëvendëskryeministri Pacolli njoftoi ministrin Lubinda me proceset politike nëpër të cilat ka kaluar Kosova veçanërisht pas shpalljes së pavarësisë me 2008.

Gjithashtu, zëvendëskryeministri Pacolli njoftoi ministrin Lubinda edhe me vendimin e GJND-së dhe përfundimin e suksesshëm të pavarësisë së mbikëqyrur.

Në këtë kontekst, zëvendëskryeministri Pacolli, kërkoi nga ministri Lubinda njohjen e shpejtë të Republikës së Kosovës.

Në anën tjetër, ministri Lubinda tha se shteti i tij, nuk ka ndonjë arsye për të mos e njohur Republikën e Kosovës. Lubinda, ftoi zëvendëskryeministrin Pacolli në një vizitë zyrtare në shtetin e tij, gjatë muajit tetor.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›