E Shtunë, 31 Tetor 2026

VIDEO- Dëshmia e PLOTE e vëllait të Hekuran Dedës: Si deshi të na blinte Berisha

Share

Kjo është dëshmia e plotë që ka dhënë në emisionin Xhungël të gazetarit Artan Hoxha, vëllai i Hekuran Dedës, vrarë më 21 janar 2011. Sabit Deda ka treguar se si Fatos Skeja, shofer i familjes Berishës dhe gardisti që shfaqet në disa afera e skandale, ka ofruar para dhe foton e vrasësit të vëllait të tyre.

Pas tre ditësh (pas ngjarjeve të 21 janarit 2011) ka ardhë dikush në 12 të natës, na tha se dinte kush e ka vrarë Hekuranin. E njihte vëllain tim se kishte pi një kafe. Na thanë pranojë Salinë të vijë nesër. Ne do ta gjejmë njeriun që e ka vrarë Hekurani. Do ta sjellim foton dhe do e shifni sa ndihmë ka me ju dhënë (Berisha). I thashë nuk dua ndihmë lekësh. Ndihma e tij është që kjo na vrau vllain. Sdu ndihmë lekësh i thashë do të rri fukara kështu sikur jam. Mori një shok në telefon, më tha do vij me filanin të pijmë kafe. I thashë mirëse të vijnë. Unë nuk e dijsha për çfarë arsyesh do të vinin. Kur erdhën këtu, gjatë muhabetit më tha. Kan ardh në shpi. Kemi ndenjë gati dy orë këtu. Kam qen un, baba, nona, vlleznit. Ai kishte ardhur me urdhën, jo se është nga zona jonë, se nga zona do vinte ditën, jo natën. Ai kishte ardh me urdhën të dikujt natën që të mos shihte asnjë. Ka qen ora 12 e natës. Ai e dinte që natën ska pas njeri të huj këtu por do ishim vetëm na të shpis. Tha unë kam ardhë që të pranoni Sali Berishën të pijë kafe këtu se unë do ju a gjej me fotografi personin, do tju ndihmoj nga gjendja ekonomike, do u gjej vrasësin. I thashë pse Berisha nuk erdhi në varrim kur qenka kaq i interesum. Më tha jo ka pasë frikë, ka përfaqësues të tjerë. Nuk e nalova unë. Ai më tha se kam një shumë parash. Nuk mi cilësoi se sa. Më tha i kam në valixhe në makinë. Unë i thashë nuk du as lekë, asnji gja. Pasi e pa që nuk jena tu e pranu, doli në rrugë e prapë më thirri. Kemi ndenjë një orë e gjysëm në rrugë vetëm me atë, unë e vëllai i vogël. Pranojeni, pse se pranoni, ça arsye ka, filloi me shajtë të tjerët. Personin ta gjejmë ne, më tha, kur të pranoni Sali Berishën në shtëpi. A e vret Sali Berisha, a e dënon Sali Berisha, do të merret ai me atë punë. Ka me e vra ai. Po se vrau ai, e vras unë. Ki kur erdh këtu folëm, pimë kafen, tha jam Fatos Skeja. Unë e njifsha se është i zonës tonë. I thashë qofsh shnosh. Tha unë sa kam dal prej kafes. Kam qenë me Sali Berishën. Tha kokë më kokë me Sali Berishën. Tha bile më pret në zyrë. Tha se e marr pri këtu në telefon. I thashë që nuk e pranoj. Tha unë kam qenë në tarracë, sipër të kryeministrisë dhe e kam pa nga ka ardhë plumbi dhe kush e ka vra Hekuranin. Më tha vetëm pranoni Saliun me ardh me pi kafe këtu dhe të gjitha gjanat kam me i rregullu un.

KLIKO DHE KETU PER TE PARE VIDEON

http://www.facebook.com/photo.php?v=218166774937470&set=vb.207721865927331&type=2&theater

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›