Shuhet familja vdesin 4 vete ne aksident

Tragjeditë vijojnë të trondisin vendin. Një familje me katër persona është shuar në një aksident rrugor në aksin Levan-Tepelenë në fshatin Gorishovë. Pas daljes nga rruga të automjetit tip benz, kanë mbetur të vdekur në vend kryefamiljari Pëllumb Ismaili 55 vjeç, gruaja e tij Anife 52 vjeçe si dhe djemtë Ajet dhe Ismail Ismaili, ndërsa e plagosur rëndë ka mbetur nusja e Ajetit, Suela e martuar një javë më parë.
Rruga ku ka ndodhur aksidenti po i nënshtrohet rikonstruksionit dhe nuk ka as sinjalistikë, as ndriçim dhe në të nuk lejohej qarkullimi i mjeteve. Në hetimet e para të policisë rrugore rezulton se automjeti që drejtohej nga njëri prej djemve të familjes ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të madhe në momentin e daljes nga rruga çka ka shkaktuar përmbysjen fatale të tij. Pëllumb Ismaili ishte shofer furgoni pasagjerësh dhe në eksperiencën e tij 30-vjeçare në punë nuk kishte shënuar asnjë aksident.
Aleksandër Nushi