Korçë, policia identifikon kufomën e masakruar

Identifikohet gruaja, e cila u gjet e masakruar pranë një vend-grumbullimi mbeturinash në Korçë. Burime nga policia e Korçës bëjnë me dije se viktima është një grua nga Devolli dhe prej 5 vitesh ajo bashkëjetonte me një person në Korçë. Viktima, emri i të cilës ende nuk bëhet publik nga policia, mendohet se është hedhur midis mbeturinave në datën 11 gusht, pasi është vrarë dhe është masakruar në të gjithë trupin duke e ndarë në pjesë.
Policia ka shoqëruar në komisariat një numër të madh personash për t`i marrë në pyetje ndërsa ende nuk bëhet e ditur pista në të cilën janë përqendruar hetimet e policisë, por pista më e fortë ngelet ajo e vrasjes nga xhelozia, por pa përjashtuar edhe shkaqet e tjera të mundshme që çuan në një ngjarje mjaft të rëndë nga e cila trupi i viktimës u masakrua në mënyrë ç`njerëzore.
Hetimet e çuan policinë edhe në rrethimin e një banese private në lagjen Nr 4, për llogari të hetimeve të kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa në polici është shoqëruar edhe pronari i kësaj banese, një burrë i moshuar.
Viktima e shpërfyturuar nga goditjet dhe copëtimi i trupit u gjet ditën e premte nga puonjësit e pastrimit pranë vendgrubmullimit të mbeturinave ndërsa nga hetimet paraprake të policisë, dyshohej se vrasja kishte motive xhelozie, dyshime që ende janë mjaft të forta pasi viktima ishe prerë me thikë në organet gjenitale.
Po ashtu, nga hetimet si dhe ekspertiza mjeko-ligjore e policisë bëhet e ditur se viktima, e cila është e moshës rreth 35 vjeç nuk ka fëmijë.