Pacolli po qëndron në Etiopi

Në ditën e dytë të qëndrimit në Adis Abeba të Etiopisë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka zhvilluar një sërë takimesh, në kuadër të samitit të Unionit Afrikan, ka njoftuar zyra e tij.
“Pas takimit me komisioneren e lartë të këtij Unioni, z.Dlamini Zuma, zëvendëskryeministri Pacolli ka takuar presidentin e Guinesë Ekuatoriale Teodor Obiang, presidentin e Ruandës, z.Paul Kagame dhe presidentin e Afrikës së Jugut z.Jakob Zuma”, thuhet në njoftimin e zyrës së Pacollit.
Pacolli është duke marrë pjesë në samitin e Unionit Afrikan në Etiopi, ku janë duke marrë pjesë krerët më të lartë të 54 shteteve të kontinentit të Afrikës./j.b./Indeksonline./