Vidhte varrezat, arrestohet 29-vjeçari

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës për vjedhje dhe dhunim të varrezave. Maringlen Selami Frashëri, banues në lagjen Nr. 16 në Korçë është arrestuar gjatë mesditës së djeshme, pasi është kapur teksa ka qenë duke marrë materiale bronzi nga varrezat e qytetit.
Frashëri vidhet shandanët që vendosen në varre për mbajtjen e qirinjve, si dhe pjesë të tjera të dekoracioneve të varreve që janë prej bronzi. Pasi vjedhjes, ai i shiste ato për skrap. Policia ka sekuestruar disa materiale që i janë gjetur 29-vjeçarit me vete dhe të tjera që i ka pasur në banesë.
Ndërkohë që kanë nisur hetimet edhe për vendin ku shiteshin këto materiale. Ndaj 29-vjeçarit ka nisur procedimi penal për “Vjedhje” dhe “Dhunimi i varreve”./Indeksonline/