E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paris: Protesta kundër martesës mes të njëjtës gjini

Dhjetëra mijëra kundërshtarë të martesës së të njëjtës gjini kanë protestuar të dielën në Paris.

Demonstruesit, kanë bërë thirrje për shfuqizimin e një ligji, që lejon martesat e të njëjtit seks dhe birësimin.

Ata gjithashtu i bënë thirrje presidentit francez Francois Hollande që të japë dorëheqje. Prani e shtuar e policisë ka shoqëruar protestën.

Sondazhet tregojnë se vetëm gjysma e publikut francez mbështet ligjin, ndërkaq protestat masive kundër tij-që filluan para se të miratohej ligji- nuk tregojnë shenja të përfundimit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›