Komuna largon tarracat e lokaleve të sheshit

Komuna e Prishtinës ka hequr disa terraca të lokaleve në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka intervenuar në këtë aksion duke e ndihmuar Komunën e Prishtinës që të heqë karriket e disa lokaleve.
Gjatë aksionit kanë qenë disa përplasje për shkak të rezistencës së pronarëve të lokaleve. Edhe hoteli i zv/Kryeministrit Behgjet Pacolli i është nënshtruar këtij vendimi.
“Në momentin e marrjes së njoftimit nga autoritetet komunale të Prishtinës, se deri në përfundimin e punëve dhe pranimin teknik të sheshit “Ibrahim Rugova”, nuk do të lëshohen lejet për shfrytëzim të hapësirës publike, “Swiss Diamond Hotel”, përkundër faktit se posedon pëlqimin komunal, menjëherë ka filluar largimin e tendës së vendosur”, tha Skender Konushevci për Indeksonline./Jeta Berisha/Indeksonline./