E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli propozon zonë të lirë ekonomike në veri

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka pritur shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Gjatë këtij takimi, u diskutua për zhvillimet politike në Kosovë, veçanërisht për hapat e nevojshëm që duhet të ndërmerren nga institucionet e Kosovës, pas fillimit të studimit të fizibilitetit nga ana e BE-së.

Zëvendëskryeministri Pacolli e informoi Zhbogarin për procesin e lobimit dhe për mundësitë e gjetjes së alternativave bashkëpunuese që nxisin zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Zëvendëskryeministri Pacolli dhe Zhbogari diskutuan edhe për problemin e veriut.

Zëvendëskryeministri Pacolli prezantoi idenë e tij për zonën e lirë ekonomike, si formulën më të mirë për zgjidhjen e problemit dymbëdhjetëvjeçar atje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›