E Diel, 1 Nëntor 2026

Përleshje në Bradford, skuqen pesë lojtarë

Një përleshje masive ka ndodhur në Angli, në përballjen e League Two (liga e katërt angleze) ndërmjet Bradfordit e Crawleyt. Në fund të takimit, i cili përfundoi 2:1 për mysafirët, futbollistët e të dyja ekipeve kanë filluar të rrihen.

Si rezultat i kësaj, gjyqtari ka ndëshkuar pesë lojtarë me kartonë të kuq: Andrew Davies, Luke Oliver e Jon McLaughlin del Bradford e Kyle McFadzean e Claude Davis del Crawley. Natyrisht këta futbollistë mund të dënohen për një periudhë afatgjate nga Federata Angleze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›