E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacolli takoi Presidentin e Ganës, ia kërkoi njohjen e Kosovës

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, është takuar në Nju Jork të SHBA-së, me presidentin e Republikës së Ganës, John Atta Mills.

"Gjatë këtij takimi, i cili zgjati më shumë se 40 minuta, zëvendëskryeministri Pacolli, ripërsëriti kërkesën për njohjen e Republikës së Kosovës, duke ofruar argumentet e detajizuara se një hap i tillë, është në përputhje të plotë me vullnetin e qytetarëve të Kosovës, dhe opinionit këshilldhënës të GJND-së", thuhet ne nje njoftim te zyres se Pacollit.

Pas elaborimit të zëvendëskryeministrit Pacolli, Presidenti Mills, kërkoi nga stafi i tij, ambasadorët dhe stafi i këshilltarëve, arsyet se pse, Republika e Ganës, ende nuk e ka njohur Republikën e Kosovës.

"Duke vlerësuar angazhimet, e zëvendëskryeministrit Pacolli, për shtetin e tij, Presidenti Mills, ka premtuar se çështja e Kosovës, do të ketë trajtim shumë të veçantë nga kjo Republikë e Afrikës qendrore. Presidenti Mills, po ashtu, e nderoi zëvendëskryeministrin Pacolli me një dhuratë, në shenjë falënderimi për vizitën në konsullatën e vendit të tij në Nju Jork", thuhet me tej ne njoftim.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›