E Diel, 1 Nëntor 2026

Ancelotti fajëson futbollistët, mbron Villas Boasin

Ish menaxheri i Chelseas, Carlo Ancelotti, ka paralajmëruar ish klubin e tij se Andre Villas-Boas nuk mund të bëjë mrekulli dhe i nevojitet më tepër kohë për të ringjallur ekipin e vjetruar nga Stamford Bridge.

Humbja e së martës në Carling Cup nga Liverpool ishte disfata e pestë për Villas-Boasin në nëntë ndeshjet e tij të fundit dhe e ardhmja e portugezit në Chelsea është vënë në dyshim. Ish trajneri i Portos, 34 vjeç – i cili fitoi Europa Leaguen, titullin në kampionatin portugez si dhe Kupën e Portugalisë sezonin e kaluar – tani përballet me tri ndeshje brenda nëntë ditësh kundër Newcastles, Valencias dhe Manchester Cityt, që mund të përcaktojnë fatin e tij.

Megjithatë, Ancelotti - i cili ishte shkarkuar nga pronari i Chelseas, Roman Abramovich në fund të sezonit 2010-11 - thekson se pasardhësi i tij nuk është fajtor, por futbollistët që trashëgoi.

“Villas-Boas nuk mund të bëjë mrekulli. Ky tani është një ekip i vjetër. Është njësoj me ekipin që lash pas, në përjashtim të Juan Matas dhe Raul Meirelessit. Andre është i ri dhe i papërvojë, por ai ka bërë mirë dhe është i talentuar. Ndiej se Roman duhet t’i jep më tepër kohë atij të rregullojë gjërat dhe të bëjë të funksionojnë idetë e tij”, tha Ancelotti për mediet angleze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›