E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria akordon fond për kurimin e Roland Trebickës

Qeveria shqiptare akordon njё fond prej 4.700 000 lekё pёr mbulimin e shpenzimeve , pёr kurimin e aktorit tё mirёnjohur Roland Trebicka, nё Francё. Ai prej disa kohёsh vuan nga njё sёmundje nё mushkёri. Roland Trebicka ёshtё njё nga aktorёt mё tё mёdhenj tё Shqipёrisё. Karriera e tij artistike ka nisur qё nё fёmijёri.
Ai u bë anëtar i kompanisë së Teatrit Kombëtar më 1971 dhe punoi aty deri më 1999. Pas një përvoje tre vjeçare me kompaninë “Publimedia”, u kthye në Teatrin Kombëtar, ku punon edhe sot.
Kritika dhe kolegët e kanë vlerësuar vazhdimisht me nota maksimale për sensin e jashtëzakonshëm të humorit, brenda dhe jashtë skene, në rol dhe jashtë rolit. Është mjeshtër i farsës dhe i groteskut, që e bazon lojën e tij në një fantazi të shfrenuar dhe improvizime të paparashikueshme, jo vetëm për shikuesit, por edhe për partnerët. Nga ana tjetër është kampion i përkushtimit dhe disiplinës në punë. Këto cilësi të tij e kanë bërë një nga aktorët më të kërkuar nga regjisorët.
Por rolet e Trebickës në teatër janë të shumtë. Shikuesit e kujtojnë me nostalgji në rolet e Jovan Bregut tek “Pallati 176”, në rolin e Xhenarinos tek “Magjia e madhe”, Zganarelit tek “Don Zhuani”, Hlestakovit tek “Inspektori” (“Revizori”).... tek “Një burrë me trandafil”. Në vitin 2002, për rolin e Rojës tek “Mbreti po vdes”, Trebicka ishte kantidat për Çmimin “Aktori më i Mirë Mbështetës” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Eksperimental, në Kajro. Ka luajtur edhe në disa filma, ndër të cilët vlen të përmenden “ёnderr nё karrike dhe koncert nё vitin 1936-tё.
Nga ky fond i akorduar pritet qё tё bёhet kurimi i plotё i aktorit dhe kthimi i tij sa mё shpej pranё trupёs sё teatrit kombёtar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›