E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacolli, zgjidhja e vetme

Nga Express më 31 mars 2011 në ora 10:28

Zëvendësdrejtoresha e Shoqatës së Evropës Juglindore, Johanna Deimel, ka vlerësuar se Kryeministri Hashim Thaçi nuk ka rrugë tjetër veç të qëndrojë te kandidatura e Pacollit për President.

Në një intervistë për Radio Deutsche Welle, ajo ka thënë se mund të ndodhë që të ketë edhe një kandidat tjetër, një kandidat për të cilin gjendet mazhoranca.

“Kjo është njëra anë, që nuk do të rezultojë në zgjedhje të parakohshme. Kjo do të vendoset në javët e ardhshme. Po qe se Thaçi dështon, e nuk zgjidhet dot presidenti i ri, atëherë do të ketë zgjedhje të reja”, ka parashikuar Deimel.

Deimel ka vlerësuar se është për t’u përshëndetur që Gjykata Kushtetuese luan rolin e saj për të parë edhe konformitetin e procedurës së zgjedhjes së presidentit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›