Padi edhe për një inspektor. Kanosën organizatorët e protestës
15/03/2010 ZMQ dhe “Zgjohu”, padisin në Prokurori Drejtorin e Policisë Bashkiake Zyhdi Dajti
TIRANE- Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe organizata jo qeveritare “Zgjohu”, ka depozituar në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal ndaj drejtorit të Policisë Bashkiake Zyhdi Dajti dhe një inspektori të kësaj policie me mbiemrin Bare. Mësohet se shkak i këtij denoncimi është bërë incidenti i djeshëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku “Zgjohu” dhe “ZMK” kishin organizuar një protestë paqësore për të bërë prezantimit e 10 njollave të turpit për vitin 2009. Midis këtyre njollave, që protestuesit i kishin dizajnuar me tabela, ndodheshin edhe disa që flisnin për Bashkinë e Tiranës, kryetari i së cilës s’kishte mbajtur premtimet e dhëna. Gjatë protestës, e cila ishte lejuar edhe nga policia e kryeqytetit, kanë ndërhyrë drejtori i Policisë Bashkiake Zyhdi Dajti dhe disa inspektorë të tjerë. Sipas kallëzimit të depozituar në Prokurori, Dajti dhe inspektori me mbiemrin Bare, kanë prishur tabelat si dhe në të njëjtën kohë kanë kanosur disa prej organizatorëve të tubimit.