E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafikimi i 40 kg heroinë, ndahet çështja për pronarin e “Kështjellës” Zaim Tafa

15/03/2010 Shkak mospranim i akuzës, përfitimi i lirisë nga Gjykata e Lartë. 4 të tjerë në gjyq

TIRANE- Gjykata e Krimeve të Rënda ka ndarë çështjen penale për njërin nga të arrestuarit e operacionit “Kështjella”. Zaim Tafa bosi i lokalit luksoz “Kështjella” që ndodhet në rrugën Patos-Fier, ka mundur të ndahet nga grupi, ku po gjykohen tre shtetas gjermanë dhe bashkëpunëtori tjetër 40-vjeçari Albert Pëllumbaj. Shkak i këtij vendimi ka qenë përfitimi i lirisë nga Gjykata e Lartë, e cila pak kohë më parë në rrethana ende të paqarta vendosi të lironte nga burgu, bosin e Fierit Zaim Tafa. Aktualisht ky i fundit do të gjykohet në gjendje të lirë, ndërkohë që për katër të arrestuarit e tjerë procesi gjyqësor do të vazhdojë i ndarë. Operacioni “Kështjella” u krye në muajin maj të vitit të kaluar, ku në prangat e policisë ranë 5 shtetas dhe u sekuestrua sasia më e madhe e heroinës, e cila kapte shifrën prej 40 kilogramësh. Droga ishte sjellë nga Maqedonia dhe si destinacion kishte tregun italian dhe atë gjerman. Lënda narkotike u bllokua në doganën e Kakavijës, pikë kjo ku trafikantët kishin zgjedhur për ta nxjerrë jashtë kufirit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›