Padi për dy ministri
Nuk po mund të merret vesh me shtetin. Remzi Ismajlit i ka ardhur shpirti në fyt. Ky burrë nga Millosheva e Obiliqit ka vendosur të ngrejë padi ndaj dy ministrive të Qeverisë së Kosovës, asaj të Financave dhe të Infrastrukturës.
Ai ka humbur shpresat te marrëveshjet me këto dy dikastere për shpronësim të pronës, e zgjidhjen e vetme e sheh në gjykata. Shtëpia e Remziut ndodhet shumë pranë rrugës që të shpie nga Prishtina për në qytetin e Mitrovicës, në fshatin Milloshevë.
E gjithë pasuria e tij ndodhet aty, punimet e së cilës ka vite që janë lënë në gjysmë për shkak të mosmarrëveshjeve pronësore ndërmjet këtij pronari e Ministrisë së Infrastrukturës.
Edhe pse ministri i kësaj të fundit para disa ditësh deklaroi se procedurat teknike për shpronësim të trasesë së kësaj rruge janë kryer, te Remziu nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Në fakt, ky qytetar para disa ditësh e mori një raport vlerësimi për pronën e tij dhe u habit nga ajo që pa.
Përveç që prona, sipas tij, është vlerësuar me një çmim shumë të ulët, në raportin e vlerësimit nuk shkruan askund se aty ndodhet një shtëpi dhe dikush banon në të. Remzi Ismajli jeton në një shtëpi njëkatëshe bashkë me gruan dhe pesë fëmijët e tij. E bashkë me të, nën një çati jeton edhe vëllai i tij me gjashtë anëtarë të tjerë të familjes.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...