Rregullat e Limakut
Koncesionari i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Limak de Lyon, me kalimin e kohës po i vendos edhe rregullat e veta me të cilat synon ta menaxhojë Aeroportin për 20 vitet e ardhshme.
Kësaj here, koncesionari ka vënë rregulla të reja për të gjithë shfrytëzuesit e parkingut. Një pjesë të parkingut e ka ndarë për punëtorët e aeroportit, të cilët i ka liruar nga pagesa, siç parashihet edhe në kontratën e koncesionimit, ndërkaq pjesën tjetër e ka ndarë për klientët komercialë, për të cilët ka vendosur tarifa të reja për parking.
Nga të gjithë klientët, më së keqi e kanë pësuar taksistët. Që nga 1 shtatori pagesa mujore e parkingut për taksistet është bërë 60 euro, nga 30 sa kishte qenë deri në fund të muajit gusht. Më saktësisht, taksistët që nga 1 shtatori janë futur në sistemin e ri të parkingut, që hyrja e tyre bëhet vetëm me kartela, për të cilën paguajnë qysh në fillim të çdo muaji.
Por, punëtorët dhe taksistët nuk i kanë pritur mirë këto rregulla të reja të koncesionarit.
Gjatë vizitës se ekipit të Express në Aeroport, një punëtor i sigurimit ka treguar në kushte anonimiteti për problemet që ka shkaktuar ky vendim.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...