'Për kufijtë nuk flasim me Prishtinën'

Nga Express më 25 shtator 2011 në ora 17:05
Serbia ende është në pritje të përgjigjes nga Brukseli për letrën që dërgoi një javë më parë për situatën në veri. Por, negociatori serb Borko Stefanoviq ka pohuar se Serbia është gati të fusë në dialog temën e kufirit në Bruksel, por jo me Prishtinën.
“Jemi në rrugë të mirë që në Bruksel të sigurojmë negociata për linjat administrative Jarinje dhe Brnjak. Do të flasim për to, por jo me Prishtinën, por me përfaqësues të BE-së dhe me të SHBA-së. Për këtë po punojmë dhe në momentin që marrim konfirmimin do të njoftojmë opinionin”, ka thënë Stefanoviq.
Negociatorja kosovare, Edita Tahiri ka hedhur poshtë çdo mundësi të negocimit të temës së kufirit verior në Bruksel, duke insistuar se bisedimet janë të natyrës teknike. (Indeksonline)