Studimi, jeta e vetmuar të bën më të zgjuar!
VIRXHINIA- Studimi i realizuar nga instituti kërkimor në Virxhinia, SHBA ka arritur në përfundimin se jetesa e vetmuar rrit koefiçentin e inteligjencës ndërsa identifikimi me grupe të ndryshme sociale ose profesionale sjell reduktimin e këtij koefiçenti, sidomos midis femrave.
Studiuesit për një kërkim të tillë kanë përdorur rezonancën manjetike, për të vërtetuar se si truri reagon ndaj mënyrës së përceptimit të informacionit në kushtet e vetmisë dhe grupeve sociale.
Nga testimet, u verifikua se personat që kërkonin zgjidhjen e një problemi nëpërmjet këshillave dhe diskutimeve në grup, e kishin më të vështirë të arrinin një zgjidhje përballë një situatë të caktuar.
Të njëjtat situata, ishin më të thjeshta për t’u zgjidhur nga personat e paasociuar në një grup.
"Testimi u krye me individë që kishin të njëjtin koefiçent zgjuarsie. I ndamë në grupe dhe i dhamë disa detyra e informacione të caktuara. Rezultatet ishin befasuese dhe personat që kishin një feedback social, verifikonin një rënie drastike në aftësinë e tyre për të zgjidhur problemet që i parashtroheshin",-u shpreh një prej drejtuesve të studimit.
Jo vetëm kaq, por ka rezultatet treguan edhe për një diferencë midis dy gjinive. "Në femrat e asociuara në grupe vihet re një rënie më e madhe e koefiçentit të zgjuarisë se sa tek meshkujt me të njëjtin koefiçent fillestar", argumentohej në studim.
(el.me/MIA/BalkanWeb)