E Diel, 1 Nëntor 2026

Padia e Vetevendosjes Thaci Opozita perdor gjuhe dhune

Lëvizja Vetëvendosje nuk pajtohet me vendimin e Gjykatës Komunale në Prishtinë, e cila ka kërkuar nga EULEX-i që ta marrë në shqyrtim padinë e  deputetit të saj,  Florin Krasniqi ndaj kryeministrit Hashim Thaçi. Krasniqi e ka paditur kryeministrin Thaçi për shpifje kundër tij dhe familjes së tij.

“Unë mundem dhe kam guxim edhe t’i thyej dhëmbët Hashim Thaçit, por ajo nuk është drejtësi. Kjo nuk është forma se si ndërtohet shteti i Kosovës e jo pse ai nuk e meriton për akuzat që kundër meje dhe familjes time. Por unë dua që drejtësia të ndahet nga gjyqësia jo rruga, jo nga  EULEX-i e në format tjera”-tha ai.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrit Thaçi i cili e ka quajtur të ulët fjalorin e përdorur nga deputeti Krasniqi ndërsa kërcënuese dhe të dhunshme gjuhën e përdorur nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Është një fjalor që nuk i takon as traditës së popullit të Kosovës e as politikës kosovare. Kam besim se qytetarët dhe krejt politika është e distancuar prej këtij qëndrimi të kësaj partie”-u shpreh Thaçi.
 
Padia ndaj Thaçit nuk është shqyrtuar nga gjyqtarja e këtij rasti Anita Krasniqi –Prenaj e cila ka kërkuar që kjo padi të procedohet tek EULEX-i me arsyetimin se kjo çështje ka karakter politik, për shkak të prfshirjes së dy zyrtarë të lartë institucional dhe kundërshtarë të fortë politik. Por deputeti Krasniqi ka ngritur sërish padi të njëjtë në Gjykatën Komunale  me qëllimin që organet vendore të merren me shqyrtimin e kësaj lënde dhe jo EULEX-i, të cilit kjo lëvizje, nuk i beson.

Bul Salihu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›