E Shtunë, 31 Tetor 2026

Padia e turpshme

Mohammed Benalal Merah, babai i vrasësit serikë në Toulouse, ka angazhuar një avokate algjeriane për paditjen e forcave speciale franceze për vrasjen e të birit.

Djali i tij, Mohammed Merah (23) kishte vrarë shtatë persona – në mesin e të cilëve edhe tre fëmijë – para se të lokalizohej dhe vritej në banesën e tij në Toulouse, gjatë një operacioni të forcave speciale franceze të javës së kaluar.

Avokatja algjeriane, Zahia Mokhtari, deklaroi për mediat franceze se Mohammed Benalal Merah konsideron se i biri i tij është vrarë pa nevojë.

“Z. Merah erdhi të martën, në zyrën tonë në Algjer, dhe kërkoi që t’i padisim zyrtarisht shërbimet franceze të sigurimit për shkelje të procedurave gjatë përpjekjeve për arrestimin e Mohammed Merah, si dhe për vrasjen e tij”, deklaroi Mokhtari.

Nisma e Mohammed Benalal Merah ka nxitur kritika të politikanëve francezë. “Po të isha unë babai i një përbindëshi të tillë, do ta mbyllja gojën nga turpi”, deklaroi ministri i Jashtëm francez, Alain Juppe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›