E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Pyetësori dorëzohet në mes të prillit

Vetem tre muaj pasi ambasadori i KE-se ne Tirane, Helmut Lohan i dorezoi pyetesorin, kryeministri Sali Berisha njoftoi gjate mbledhjes se grupit kuvendor demokrat se ne mes te muajit prill, Shqiperia do te dorezoje prane Komisionit Europian pergjigjet e pyetesorit. Shefi i qeverise tha se pergjigjet e pyetesorit pasqyrojne ne menyre te qarte te gjithe reformat e kryera nga qeveria e tij. "Insistojmë se vlerësimi duhet të jetë i bazuar tërësisht mbi performancën e Shqipërisë", tha kryeministri Sali Berisha.

Po gjate mbledhjes se grupit kuvendor demokrat, Berisha pranoi publikisht se i ishte nenshtruar nje operacioni te premten ndersa akuzoi Ramen se kishte trilluar kete ngjarje e cila tha ai ndryshon nga operacionet estetike te kryera nga lideri socialist.

"Ditën e premte, në ora 20.15 iu nënshtrova një ndërhyrjeje të planifikuar kirurgjikale për një problem të vogël në shpinën e këmbës, i cili më vështirësonte pak në ecjet e mia. Se shkon të transplantosh flokët, rri edhe dy javë në klinikë dhe nuk të mbin një qime dhe kjo jo për faj të rasatit, por për faj të arës; apo kur shkon për të hequr xhufkat në qepalla dhe të nxihen sytë më keq; apo kur shkon për të ngulur dhëmbë të rinj dhe nuk të mbajnë. Më kujton një personazh rreth 40-50-vjeçar i Dritëro Agollit, që shkonte për t’u fejuar, dhe i thonte e ëma: Merr një shami pionieri që të dukesh më i ri", vijoi Berisha.

Bledian Koka < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›