PS, protesta ndryshe. Pa tubime në sheshe dhe pa parrulla
Protestat e socialistëve gjatë muajit prill nuk do të përqëndrohen në sheshet kryesore të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë. Protestat nuk do të shoqërohen si zakonisht me sloganet për hapjen e kutive, apo me fjalimin e kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama. Ndryshe nga muaji i nëntorit të vitit të kaluar, cdo proteste do te jetë ndryshe, në bazë të problemeve apo konfliktit që një shtresë e qytetarëve kanë me qeverinë. Zyrtarët socialistë në të gjithë Shqipërinë kanë për detyrë të nxisin dhe më pas të mbështesin qytetarët të cilët do të protestojnë.
Forma e re e protestës ndaj qeverisë Berisha gjithsesi nuk do të lërë në hije hapjen e kutive dhe transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Sipas zyrtarëve socialistë protesta përmbyllëse në 30 prill në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" do të ketë një numër të madh mbështetësish pikërisht për interesimin e socialistëve gjatë gjithë muajit. Axhenda përfundimtare e protestave ende nuk është gati, por burime në selinë rozë bëjnë të ditur se qëndrimi përpara kryeministrisë do të zgjasë për disa ditë, duke nisur nga e premtja e 30 prillit. Nuk është e qartë nëse projekti i socialistëve për të qëndruar në protestë edhe në apo 2 maj do të ndikohet nga festa e demokratëve e planifikuar më 1 maj. Nëse punimet në qendër të Tiranës intensifikohen me kalimin e ditëve, atëherë demokratët duhet të llogarisin se sheshi "Skënderbej" dhe bulevardi "Dëshmorët e Kombit" do të jenë të zënë.
Dorian Kodra