E Diel, 1 Nëntor 2026

Paditet Zgjohu PS Para te pista per fushate

Partia Socialiste ka ngritur një kallëzim penal për lëvizjen "Zgjohu". Deponimi ka të bëjë me shumat e dyshimta të parave të përdorura për reklama nga kjo lëvizje si edhe përdorimin e gjuhës së urrejtjes në spotet e përgatitura prej saj.

"Në këtë fushatë të paligjshme publicitare kundër opozitës ka shpenzuar 500 milionë lekë me gjuhën e urrejtjes dhe shpifjes. Ku është KKRRT-ja ku është KQZ-ja që nuk duhet të lejojnë që një organizatë e tillë të përdorë në fushatë një gjë të tillë. Këto janë para të pista që po përdoren në një fushatë publicitare të pandershme. Drejtuesit e kësaj organizate do të duhet të japin shpjegime se nga burojnë këto para”- tha Taulant Balla, deputet i PS-së.

Më herët Partia Socialiste ka akuzuar kryeministrin Berisha dhe kandidatin e PD-së për Tiranën, Lulzim Basha, si personat që fshihen pas reklamave të Lëvizjes “Zgjohu”.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›